Procesi i numërimit të votave në Shqipëri është fare në fund. Janë numëruar 99.6 për qind e votave apo 5182 nga 5199 qendra të votimit gjithsej.
Në 10 qarqe është mbyllur procesi i numërimit të votave, por jo edhe në Tiranë e Lezhë. Në Tiranë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbetur të numërohen edhe 16 qendra të votimit, kurse në Lezhë 1.
Sa i përket mandateve të dala nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste mbetet me 74 mandate, që ia mundëson e vetme të formojë Qeverinë, ndërkohë Partia Demokratike ka fituar 59. Lëvizja Socialiste për Integrim është e treta me 4 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3.