Ka tashmë sa ditë që nga shtëpia e Big Brother VIP është larguar këngëtari Sabiani.
Gjatë qëndrimit të tij, ai krijoi një miqësi shumë të mirë me balerinin Ilir Shaqiri , i cili vazhdon ende të jetë në garë.
Mbrëmjen e së shtunës, në ambientet e shtëpisë është lëshuar një këngë e Sabianit dhe banorët sigurisht që nuk kanë qëndruar indiferentë.
Iliri është emocionuar më shumë nga të gjithë, duke mos mundur t’i mbajë lotët në kohën kur kënga e mikut të tij është transmetuar.
Dyshja Sabian dhe Ilir kanë qenë shumë të përfolur për miqësinë e tyre brenda shtëpisë së BBV, e cila shpesh është quajtur nga të tjerët edhe si “aelancë” për lojë.
Ilir madje kishte shprehur dëshirën që të largohej vullnetarisht nga shtëpia, në momentin kur Sabiani ishte votuar nga publiku për të dalë herën e parë./Gazeta Enigma/