Reagon Presidentja pas çmimeve të Kukës e Krasniqit: Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme

Reagon Presidentja pas çmimeve të Kukës e Krasniqit: Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme

Në ceremoninë e mbajtur sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli garuesen më të mirë në botë Distria Krasniqin, ndërsa Driton Kukën e shpalli trajnerin më të mirë në botë për vitin 2021, shkruan Gazeta Enigma.

Kosova ka impresionuar këtë vit me paraqitje në xhudo, duke i fituar fituar dy medalje olimpike në Tokyo 2021, dhe paraprakisht atë të Majlindës në “Rio de Janeiro 2016”, duke e ngritur plotë tri herë shtetin e Kosovës në piedestalin më të lartë olimpik, si dhe duke impresionuar mbarë opinionin botëror me sukseset e jashtëzakonshme për një periudhë aq të shkurtë nga pranimi në institucionet më të rëndësishme botërore në sport!

Kosova në Rio de Janeiro 2016 fitoi medaljen e parë të artë, në Tokyo 2021 fitoi dy tjera

Distria Krasniqi ishte në garë me Abe Uta, Clarisse Agbegnenou, Ana Maria Wanger dhe Jessica Klimkait dhe fitoi çmimin e më të mirës në botë për vitin 2021.

Gjithashtu, gjatë kësaj ceremonie virtuale, trajneri Kuka është zgjedhur si trajneri më i mirë për vitin 2021 në sportin e xhudos.

Për këtë të arritur të Kukës dhe Krasniqit, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Në rrjetin social “Facebook”, Osmani u shpreh tejet e lumtur, duke ngjallur reagime të pafundë të fansave të Xhudistëve dhe Komitetit Olimpik të impresionuar me sukseset e tyre dhe deklaratën e presidentes Osmani, shkruan Gazeta Enigma.

Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë. Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata…Posted by Vjosa Osmani on E shtunë, 18 dhjetor 2021

Postimi i plotë i Osmanit në “Facebook”:

Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë.
Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport.
Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme!
Kosova e artë 

Related Articles