Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në këtë spital janë duke u trajtuar 14 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Tutje bëhet e ditur se 9 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Nga Spitali i Pejës kanë treguar po ashtu se gjatë kësaj kohe janë kryer 4 mijë e 889 analiza dhe 551 vizita specialistike.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 551 Vizita Specialistike;
– 45 Pranime;
– 216 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 3 Lindje, 2 djem dhe 1 vajzë;
– 14 Operacione;
– 40 Hemodializa;
– Analiza: 368 pacientë që kanë bërë 4,889 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 113 Rëntgen, 31 Ultra zëra, 26 CT-ja dhe 3 Mamograf;
– 38 procedura fizioterapie;
– 14 Pacientë të shtrirë me COVID-19 , 9 nga këta pacientë janë në Oksigjeno terapi. /Gazeta Enigma/