Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit nuk është duke u trajtuar asnjë pacient më COVID-19, raporton Gazeyta ‘Enigma’.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Ndërsa, është bërë e ditur se në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Spitali i  Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore./Gazeta Enigma/

Related Articles