Në Suharekë bie borë, Bali Muharremaj tregon pamjet e bukura nga ky qytet

Në Suharekë bie borë, Bali Muharremaj tregon pamjet e bukura nga ky qytet

Ndonëse në kalendar shënohet 3 prilli dhe Kosova tashmë ka hyrë në sezonën e pranëverës, në Suharekë ka filluar të bie borë.

Së paku kështu duket në pamjet që i ka plasuar kryetari i këtij qyteti, Bali Muharremaj, që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga ana e Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës.

Në pamjet e Muharremajt, i cili hyri “live” në Facebook, shihet një reshje e konsiderueshme e borës. Ndonëse i pari i Suharekës nuk ka treguar se nga ku saktësisht po i xhironte e ishte “live”, një gjë është e sigurt: në komunën e Suharekës ka borë.

Related Articles