Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
“Në vendkalimin kufitar Tabanocë për hyrje në shtet pritet prej 30 deri 40 minuta ndërsa në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thonë nga LAMM.
Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të komunikacionit dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe qafa malore, ku ka mundësi për paraqitjen e rrëshqitjes së tokës. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Gazeta Enigma/