Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Në ato raporte saktësohet shuma e parave që këto parti politike i kishin në dispozicion e po ashtu edhe shumën e shpenzuar për tremujorin e parë të vitit 2025.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë periudhë i ka shpenzuar hiç më pak se 155 mijë e 334 euro e 10 centë.
Derisa buxheti i LDK-së nga janari e deri në mars ishte 168 mijë e 177 euro e 46 centë.
Nga financat totale sipas raportit të KQZ-së, LDK-së i kanë tepruar edhe 12 mijë e 843 euro e 36 centë.
Shpenzimet e partive politike edhe mund të kenë qenë më të larta për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.