Në veri të Mitrovicës, është mbajtur një tubim kundër bllokadave që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë.
Protestat në Serbi po vazhdojnë tash e nëntë muaj kundër regjimit atje.
Në këtë tubim janë parë edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragishaa Miloviq dhe Milosh Peroviq.
“Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”, shkruhej në pankartat që këta qytetarë mbanin në duar.
Tubime të tilla ka pasur edhe nëpër qytete të Serbisë të shtunën.