Në veri shfaqen posterë të Vuçiqit – “Komandant Suprem, ju presim”

Në veri shfaqen posterë të Vuçiqit – “Komandant Suprem, ju presim”

Mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”, raporton mediumi serb lokal “Kosovo Online”.

Sipas mediumit serb këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Të njëjtat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Related Articles