Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik, ka ndaluar shoferin SH.B., i moshës 28-vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h.
Rasti ka ndodhur me datën 11.02.2024 rreth orës 20:20.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit..
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.