Nedime Belegu tërhiqet nga gara për kryetare të Prishtinës

Nedime Belegu tërhiqet nga gara për kryetare të Prishtinës

Nedime Belegu nga partia Epoka e Hyjneshës në Prishtinë është tërhequr nga gara për kryetare të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo ka thënë për KOHËN se për arsye shëndetësore nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Nedime Belegu po garonte me numrin 128.

Kujtojmë se zgjedhjet e rregullta lokale mbahen më 12 tetor dhe të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.

Janë gjithsej 2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.

Related Articles