Nën hetim për mashtrim, jep dorëheqjen ministrja italiane e Turizmit Daniela Santanchè

Nën hetim për mashtrim, jep dorëheqjen ministrja italiane e Turizmit Daniela Santanchè

Ministrja e Turizmit e Italisë, Daniela Santanchè, ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë, pasi ia kërkoi kryeministrja Giorgia Meloni “për arsye ndjeshmërie institucionale”.

Drejtuesja e Ministrisë së Turizmit po hetohet për mashtrim ndaj Institutit Italian të Sigurimeve Shoqërore dhe po përballet gjithashtu me gjyq për bilance të falsifikuara.

Santanchè deklaroi se i nënshtrohet Melonit, por shtoi se “dosja e saj penale është e pastër”. Javën e ardhshme, Parlamenti italian ishte gati të diskutonte një mocion mosbesimi kundër ministres së dorëhequr.

Mbrëmë dhanë dorëheqjen gjithashtu zv/ministri i Drejtësisë, Andrea Delmastro, dhe Giusi Bartolocci, përgjegjëse e zyrës së veçantë të Ministrit të Drejtësisë.

Këto dorëheqje konsiderohen si pasojë e humbjes së koalicionit qeverisës në referendumin e fundit për reformën e sistemit gjyqësor. Sipas analistëve, Giorgia Meloni po përpiqet të dërgojë një mesazh rinovimi politik.

Daniela Santanchè ishte një nga figurat kryesore të partisë “Vëllezërit e Italisë” të Giorgia Meloni. /Panorama

Related Articles