Një qytetar i Drenasit ka raportuar në Polici se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro, një telefon dhe dokumentet e tij personale, raporton Gazeta Enigma.
Personi që kishte raportuar Policinë po punonte si takstit, derisa klienti kishte hyrë në veturën e tij si klientë dhe i kishte vjedhur gjërat e lartëcekura.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovë, ku thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale. Nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.