Nën ndikim të alkoolit, vëllai ia dëmton me thikë gomat e veturës vëllait të tij

Nën ndikim të alkoolit, vëllai ia dëmton me thikë gomat e veturës vëllait të tij

Një person në Mitrovicë është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ofenduar vëllain e tij dhe më pas të njëjtit ia ka dëmtuar gomat e veturës, me thikë.

Rasti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në Mitrovicë të Jugut.

“Mitrovicë Jug / 26.02.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe më pas me thikë ka dëmtuar gomat e veturës së vëllait të tij ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma

Related Articles