Nëna e mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire, Zoe ka kritikuar komentet ‘turpëruese’ të bëra për djalin e saj, duke fajësuar tifozët e futbollit, ekspertët dhe mediat.
Gjatë fitores miqësore 3-1 të Anglisë ndaj Skocisë në Hampden Park të martën, Maguire u tall nga tifozët skocezë sa herë që prekte topin pasi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
Trajneri i Tre Luanëve , Gareth Southgate ishte i tërbuar pas ndeshjes, duke pretenduar se talljet ishin pasojë e trajtimit të kaluar ndaj tij në futbollin anglez.
“Është një shaka. Unë kurrë nuk kam njohur një lojtar të trajtohet si ai.Jo nga fansat skocezë, nga komentuesit tanë, ekspertët, çfarëdo qoftë. Është përtej çdo gjëje që kam parë ndonjëherë”.
“Ai ka qenë një mbrojtës absolut për ne në ekipin e dytë më të suksesshëm anglez për dekada, ai ka qenë absolutisht një pjesë kyçe e kësaj”, ka thënë Southgate.
Tani, nëna e Maguire, Zoe, ka folur për kritikat që ka marrë djali i saj duke i vë në shënjestër kritikuesit e djalit të saj.
“Si nënë, duke parë nivelin e komenteve negative dhe abuzive në të cilat djali im po merr nga disa fansa, ekspertë dhe media është e turpshme dhe krejtësisht e papranueshme për çdo sferë të jetës, mos e shqetësoni dikë që punon për klubin dhe vendin e tij”.
“Unë isha në tribunë si zakonisht, nuk është e pranueshme ajo që është krijuar, për asgjë! Unë e kuptoj që në botën e futbollit ka ulje dhe ngritje, pozitive dhe negative, por ajo që merr Harry ka shkuar shumë përtej ‘futbollit’”.
https://x.com/FBAwayDays/status/1702273855950061653?s=20
“Për mua, ta shoh atë të kalojë nëpër atë që po kalon nuk është në rregull. Do të urreja të shihja prindër apo lojtarë të tjerë të kalojnë këtë në të ardhmen, veçanërisht djemtë dhe vajzat e reja që depërtojnë në këtë rang sot”.
“Harry ka një zemër të madhe dhe është mirë që ai është i fortë mendërisht dhe mund ta përballojë atë pasi të tjerët mund të mos jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Nuk i uroj askujt këtë lloj abuzimi!”, shkroi nëna e Maguire në Instagram.