Sot nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka festuar ditëlindjen.
Ajo ka mbushur 86 vite, befasia e kësaj ishte telefonata nga biri i sah Hashimi i cili ndodhet në Hagë.
Familja Thaçi dhe e gjithë Kosova presin që epilogu në Hagë të përfundojë në të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve.
Nëna Hyrë, baci Haxhi, familja dhe gjithë Kosova me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor dhe rikthimin e të gjithë çlimitarëve nga Haga, të lirë dhe krenarë, në familjet e tyre, në Kosovën tonë. Nëna Hyrë, gëzuar ditëlindjen e 86-të!.