Halima Cissé është gruaja e vetme në botë që ka lindur nëntënjakë.
Ajo është shprehur se nëntë foshnjat janë me shëndet të mirë.
Me origjinë nga Mali, ajo lindi në Marok pasi qeveria e Malit e dërgoi atje për kujdes të specializuar, shkruan BBC.
Cissé lindi me prerje cezariane dhe foshnjat e saj peshonin midis 500 gram dhe 1 kilogram.
Ndryshe, ajo kuptoi se ka nëntënjakë pas lindjes, sepse në kontrollat gjatë shtatzanisë, mjekët i kishin parë vetëm shtatë foshnja.