Nëna në Skenderaj në hall me dy vajzat e saj të mitura, i denoncon për dhunë psikike

Nëna në Skenderaj në hall me dy vajzat e saj të mitura, i denoncon për dhunë psikike

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Skenderaj, ku një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës për shkak të telasheve që ka me dy vajzat e saj të mitura.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 39-vjeçarja ka deklaruar se të bijat kanë dalë nga shtëpia dhe vetëm përmes telefonit i kanë treguar se ku ndodhen.

Sipas saj, dy vajzat në mënyrë të vazhdueshme i shkaktojnë dhunë psikike dhe e ofendojnë me fjalë të rënda.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Related Articles