Nëna nga Peja keqtrajton fëmijët e saj, sulmon edhe policen

Nëna nga Peja keqtrajton fëmijët e saj, sulmon edhe policen

Është arrestuar një grua nga Peja nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj.

Sipas Policisë, gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:15.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

/Gazeta Enigma/

Related Articles