Nëna raporton se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e saj

Nëna raporton se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e saj

Një grua nga Gjilani ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe se janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan 17.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj  kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles