Nënë e bijë kanë përfunduar në spital me plagë të rënda pas makina e tyre të cilën e drejtonte e bija ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në autostradën Tetovë-Gostivar. Shkaqet e aksidentit akoma nuk dihen, por supozohet të jetë shpejtësia e ngasjes së makinës. Personat e lënduar nga makina i kanë nxjerr ekipi i zjarrfikësve, dhe më pas me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Për momentin njëra korsi e autostradës tetove-Gostivar është e mbyllur, dhe policia po kryen hetimet.
Nënë e bijë përfundojnë në spital nga një aksident trafiku (Foto)
