Një grua dhe vajza e saj 11-vjeçare janë therur me thikë në Leicster të Londrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në një nga sheshet më të frekuentuara të Londrës.
Lidhur me rastin i dyshuari është prangosur dhe viktimat janë dërguar për trajtim në spital.
Sipas CNN-it, besohet se nuk ka edhe ndonjë të dyshuar tjetër.
Organet e rendit po i zhvillojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Raportohet se nëna dhe bija, janë jashtë rrezikut për jetë.