Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari. E në shumë raste, konfliktet tejkalojnë muret e shtëpisë, duke u dashur me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Katunisht të Podujevës, ku një grua dhe djali i saj janë larguar nga shtëpia e tyre si pasojë e dhunës nga bashkëshorti, respektivisht babai.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimat janë hasur në rrugë dhe të njëjtit kanë pohuar se për shkaqe sigurie kanë ikur nga shtëpia. 370-vjeçari ka deklaruar se babai i tij i ka kërcënuar dhe se i njëjti posedon armë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bastisur shtëpinë, por s’është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’.