“Nënë, ne po shkojmë në Hollywood!” – Reagon pas kualifikimit kosovari që po bënë historinë në ‘American Idol’

“Nënë, ne po shkojmë në Hollywood!” – Reagon pas kualifikimit kosovari që po bënë historinë në ‘American Idol’

Këngëtari me origjinë nga Kosova, Kimi, i cili u bë i famshëm së fundi nga paraqitja e tij në “American Idol” në SHBA, reagoi sot pas kualifikimit të tij për Hollywood, shkruan Gazeta Enigma.

Ai postoi një foto me mbishkrimin “Nënë ne po shkojmë në Hollywood”.

Djali nga Kosova ka mahnitë me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, i cili përpos me zërin ata i mahniti edhe me rrëfimin e tij.

Kim ka treguar se American Idol e përcjellë qysh prej se ka siguruar kompjuterin e tij të parë, dhe se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga nëna e tij.

Tash e gjashtë vjet jeton në Amerikë, duke ndjekë ëndrrën e tij se një ditë do të jetë në American Idol. Dhe pikërisht ky emocion dhe ky rrëfim ka bërë që juria e American Idol ta shtyjë djalin nga Kosova që ta thërras nënën e tij drejtpërdrejtë nga skena e American Idol, të cilën nuk e ka parë tash e gjashtë vjet.

Përpos që ka përshëndetur nënën e tij, ai ia ka kënduar edhe këngën e famshme “Oj Kosovë, oj nëna ime’, i cili ishte i mbushur në lot.

Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës


Related Articles