Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat vjedhin stoli ari në vlerë të 25 mijë eurove

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat vjedhin stoli ari në vlerë të 25 mijë eurove

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Ukshin Kovaçica”, personat që kanë kryer këtë vepër ende nuk janë identifikuar nga Policia.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë është bërë me dije se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë brenda banesës.

Pronari i banesës ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin para stoli të ndryshme qe kapin vleren e rreth 25 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Related Articles