Në 112 vjetorin e lindjes dhe në 25 vjetorin e vdekjes se Nënës Terezë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Revistën “Drita”, organizuan edicionin e dytë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor, “Drita e Gonxhës” në sheshin i cili mban emrin e saj në Prishtinë.
Krenar për të po ndihen pasardhësit e saj, të cilët edhe e nderuan para bustit në Prishtinë.
“Shkupi është krenar që nga gjiri i saj doli një bijë që përçoi trashëgimin e kodin e shqiptarëve”, ka thënë Skender Hasani, Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup
Shën Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë këtu edhe Çmimin Nobel për Paqe.
Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë të Indisë.