Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, njihet për politikbërien e saj ku shpeshherë lë anash subjektin e saj politik, varësisht prej temave që preokupojnë vendin.
Njëjtë veproi edhe sonte, pasi gjatë ditës dështuan bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrjedhimisht nuk u arrit marrëveshje mes dyja vendeve për temën e targave ilegale.
Megjithatë, Sahatçiu, e cila vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dalë në mbështetje kryeministrit Albin Kurti në politikën e jashtme.
Ndonëse, nuk ia përmendi emrin, ajo foli për unitet dhe lidership të politikës kosovare.
“O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë!”, shkroi ajo në rrjetin e saj social Twitter.
O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë! ????????— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) November 21, 2022