Nusrete Kumnova nga shoqata “Thirrja e Nënave” është deklaruar pas nënshkrimit të deklaratës për të pagjeturit nga Kurti dhe Vuçiq.
Kumnova e emocionuar ka thënë se me ajo çfarë kanë përcjellë në televizor, deklarata po duket e mirë.
Ajo tha se kur të kthehet kryeministri nga Brukseli do të takohen për t’ua shpjeguar më me detaje.
“Jam e emocionuar me atë që dëgjova. Ishalla na i gjejnë dhe na i kthejnë, ata kanë qenë të gjetur po veq janë mbajtur nga Serbia. Vazhdimisht me vite të tëra i percjellim informacionet, me heret nuk ishin serioz per zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ishalla tani gjenden dhe na sillen .Po duken deklarata të mira, po shpresoj se e kanë marrë shumë seriozisht. Kur kthehet kryeministri me taku edhe atë edhe me na shpjegu.Ata meritojnë të kthehen në vendlindjen e tyre dhe të bëhet varrimi aty ku kanë le, me ua qu një lule dhe me dit varrin ku e kanë” tha Kumnova në Kanal 10