Ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Federatën e Xhudos, Federatën e Futbollit, atë të atletikës, si dhe të gjitha federatat tjera të sporteve.
Në tre takimet që u mbajtën sot mori pjesë zëvendësministrja Daulina Osmani e cila specifikoi se federatat me norma olimpike do të mbështeten përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot. Mbështetja financiare e zotuar sot përmes memorandumeve të nënshkruara arrin shumën 829,129.00 EUR.
Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt. Deri në fund të javës do të vazhdoj nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me të gjitha federatat që veprojnë pran Komitetit Olimpik (KOK-ut) dhe nën ombrellën e MKRS-së.