Shoqata e ish të burgosurve politik i dhuroi Haxhiut librin që dokumenton krimet në Gjakovë

Shoqata e ish të burgosurve politik i dhuroi Haxhiut librin që dokumenton krimet në Gjakovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues nga “Shoqata e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës”.

Me këtë rast ministres i dhuruan një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit.

Drejtori i kësaj shoqate Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ministrja falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles