Nënshkruhet kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit në Gjakovë

Nënshkruhet kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit në Gjakovë

Sot është nënshkruar kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Këtë njoftim e bëri kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, i cili tha se “ky është një hap i madh dhe mjaft i ndjeshëm në kuadër të njërit prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze të ndërtuara ndonjëherë”.

Financimi i kësaj faze mbulohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për çka Gjini shprehu falënderim ndaj ministrit Çeku dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Ashtu si gjithmonë, Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive të saj. Jam i bindur se shumë shpejt qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës do ta shohin këtë stadium të shpaloset në të gjithë madhështinë e vet”, u shpreh kryetari Gjini. /Gazeta Enigma

Related Articles