Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Sunny Hill Foundation”

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Sunny Hill Foundation”

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Sunny Hill Foundation.

Këngëtarja Dua Lipa bashkë me babanë e saj Dukagjinin dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, e kanë bërë nënshkrimin e kësaj kontrate para mediave gjatë konferencës.

“Sunny Hill Foundation është duke krijuar një qendër të muzikës dhe artit në rajon në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, thuhet në webfaqen e Sunny Hill Foundation.

Festivali Sunny Hill tashmë ka nisur, pasi dyert janë hapur në orën 12:00 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në 22:00.

Nga sot e deri më 7 gusht, artistë të mëdhenj të skenës botërore dhe yje vendor do të kujdesen për peformancat elektrizuese para një numri të madh të adhuruesve të muzikës.

Related Articles