Nëntë anëtarë të familjes së Ibrahim Dahman, fotoreporterit dhe producentit të CNN, në Gazën veriore u vranë në një sulm izraelit në shtëpinë e një të afërmi.
Të paktën dy të afërm të tjerë janë në gjendje kritike dhe të tjerë mbetën të varrosur në rrënojat në Beit Lahiya.
Shtëpia e familjes së Dahman në qytetin e Gazës u shkatërrua gjithashtu të dielën, raporton Al Jazeera.
“Ata ishin njerëz jashtëzakonisht paqësorë dhe të thjeshtë dhe e gjithë jeta e tyre iu kushtua vetëm punës dhe rritjes së djemve dhe vajzave të tyre. Ata nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë organizatë apo grup”, citohet të ketë thënë Dahman