Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 490 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 484 pacientë nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 212 mijë e 865 raste pozitive me virusin korona, janë shëruar 197 mijë e 120 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 464 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 8 mijë e 281 raste aktive.