Nëntë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Nëntë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 34 vatra zjarri. Aktualisht Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë aktive nëntë vatra zjarri.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për kujdes dhe shton se zjarr vënia e qëllimshme është e dënueshme.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar mbi njëmijë forca operacionale të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca të armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA i cili ka operuar në Skuraj, bashkia Kurbin dhe në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë.

Related Articles