Të paktën 33 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor gjatë javës së kaluar, raportojnë mediat lokale.
Shirat musonit goditën provincën Karnali në veri-perëndim, ku mijëra banorë u evakuuan, thanë zyrtarët.
Qindra shtëpi janë dëmtuar nga ortekët dhe përmbytjet. Të paktën 22 persona janë ende të zhdukur në të gjithë provincën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët qeveritarë kanë dërguar ndihma në këtë rajon me helikopterë. Ndërkohë, agjencitë humanitare të OKB-së thanë se po shpërndanin ushqim dhe ilaçe për komunitetet më të prekura në Nepalin perëndimor.
Nepali po i afrohet fundit të sezonit musonit, i cili zakonisht fillon në qershor dhe përfundon në tetor.
Të paktën 110 njerëz kanë vdekur këtë vit në fatkeqësitë e lidhura me shiun, sipas Qendrës Kombëtare të Operacionit të Emergjencave.