Akademiku Dushan Kovaçeviq ka komentuar kushtin e kryeministrit, Albin Kurti duke thënë se “njohja e Kosovës si shtet i pavarur, gjë që nuk do të ndodhë, sepse sipas të gjithave është e pamundur ligjrisht, moralisht dhe njerëzore me kodet e shtetit të Serbisë”.
Ai me gjuhë të papërshtatshme ka sulmuar Kurtin.
“Megjithatë, Kurti si një kukull e pa maskuar e forcave civile dhe ushtarake perëndimore, ai fizikisht më kujton Mister Bean, por kjo nuk duhet t’ju mashtrojë, sepse në shpirtin e tij është edhe Bean, por edhe Bin Laden.” – ka thënë ai shkruan Danas.
Ai ka theksuar se Kurti është një “njeri fanatik i rrezikshëm, i cili e ka projektuar veten si krijues të shtetit të Kosovës”, duke shtuar se “nuk mund të bisedohet seriozisht me fanatikë”.
“Është e mundur vetëm të mos dëgjohen provokimet dhe dëshira për të provokuar një luftë që NATO do ta zgjidhte duke shkatërruar Serbinë dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Këtë e kemi parë shumë herë në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë.” – është shprehur ai.
Ai ka thënë se do ta formojë “legjionin e pleqve” nëse do të ketë ndonjë luftë.
“Kam biseduar me miqtë e mi dhe jemi marrë vesh, nëse Zoti na ruajt lufta, nëse dikush na sulmon, të formojmë një divizion të thirrjes së tretë, që do të thotë 60 plus, që do ta quajmë Legjioni i Pleqve. Nëse dikush duhet të jetë i pari që zhduket, nuk duhet të jenë të rinjtë menjëherë, siç ndodh zakonisht.” – theksoi ai.