Pasi ishte dhunuar seksualisht nga fqinji i saj serb që në kohën e luftës kishte shërbyer si ushtar, e mbijetuara e dhunës seksuale thotë se do donte ta kishte përballë, për t’i treguar se Dejan Rashiq, e kishte bërë më të forte.
“Nëse e kisha pas përball Dejan Rashiqin i kisha thanë a po m’sheh mirë tash? M’ke rrah, m’ke rreh, m’ke malltretu, dhunu dhe sot jam gjallë unë. Jam gjallë unë dhe prapë kam me kan e fortë. Pra, ku je ti se i ke ba? Ma mirë me t’i vra kush fëmijët e tu, familjen tane… Ishalla sa më shpejt hyn prapa grilave, me i vujt pasojat tona se unë ma… ai ka ardh s’kam pas përtej shpije me dal. Ushtria serbe kanë dhunu gra në rrugë, në shpia, ushtria serbe e ka bo tmerrin në Kosovë. Nuk jam unë e vetmja po unë po e rrëfej këtë malltretimin tem se …edhe sot t’i kishin ba ushtria jonë, ushtria çlirimtare e jonja, një femër ta kishin dhunu, krejt Serbia ishin qu në kamë me qu prapa grilave”, ka rrëfyer ajo.
Gjersa thekson se ende pret punë nga shteti, ajo tregon se sa me rëndësi e ka ta shohë dhunuesin e saj prapa grilave.
“Nëse del ai prapa grilave, mu m’doket sikur kam lind edhe njëherë. Sa ma nuk muj me ia përshkru qysh ka ardh ai në shtëpi, para fëmijëve…nuk e kam prit me malltretim a diçka po në shtëpi, një tub fëmijë, vjehrrën e paralizune, pa kushte…e njekne, e përzane, e kthyer prapë, tmerr u kanë!”, ka treguar ajo.
Si secila e mbijetuar e dhunës seksuale që ka ndarë historinë e saj në këtë cikël rrëfimesh, ajo ka falënderuar QRKMT për ndihmën ndër vite duke ndarë një mesazh për të gjithë ata që ndajnë plagën e njëjtë.
“Une i përshëndes tona gratë, tanë burrat se kanë përjetu atë ç’ka kam përjetu vet. Le t’jenë zojat të ngririn zërin, ta bisedojnë me dikë, është shoqata që merret me ta, është shteti… mos me majt mllefin, mos me mbajt sëmundjen. Me nxjerr jashtë, me shëru veten se nuk po mujshe kurgjo me bë”…