Romberto Mancini me Italinë e tij do të luajë shanset e kualifikimit për në Botërorin Katar 2022 përmes play-offit në muajin mars, ku fillimisht përballet me Maqedoninë e Veriut dhe nëse fiton, do të ketë finale e vërtetë me fituesin e ndeshjes Portugali-Turqi.
Italia kishte munguar në Kampionatin Botëror të kaluar, pasi të kaltrit dështuan pikërisht në play-off përballë Suedisë duke mos marr pjesë në Rusi 2018.
Ankthi dhe frika në taborin azurr është rritur ndjeshëm edhe këtë herë, megjithatë trajneri Roberto Mancini është ai që ndihet disi më i qetë.
Nëse nuk ia del të shkojë në Katar me Italinë e tij, Mancini do të ketë mundësinë të rikthehet në Ligën Premier, këtë herë për të drejtuar Manchester Untedin, pas një eksperience të suksesshme te Man City disa vite më parë.
Trajneri italian është në listën e preferencave të Manchester United, të cilët janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare.
Kjo mund të realizohet vetëm nëse Italia nuk shkon në Botëror, pasi në këtë mënyrë Mancini mund të largohet menjëherë nga bankina e kaltër.