Nëse eliminon Steauan, Drita do të shmangë emrat e mëdhenj në Play-Off të Ligës së Evropës

Nëse eliminon Steauan, Drita do të shmangë emrat e mëdhenj në Play-Off të Ligës së Evropës

Drita do të përballet me FCSB (ish-Steaua Bukuresht) në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës, ka një arsye më shumë për të synuar kualifikimin ndaj FCSB-së në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Nëse arrin të eliminojë ekipin rumun, Drita do të jetë në mesin e skuadrave të favorite (të renditura më lart) në fazën Play-Off.

Sipas projeksioneve të publikuara, fituesi i përballjes FCSB / Drita është renditur me koeficient 22,500, çka është më i lartë se shumica e kundërshtarëve potencialë që janë ‘unseeded’.

Kjo do të thotë se në fazën Play-Off, Drita do të shmangte përballje me emra të njohur si Shakhtar Donetsk, Legia Varshavë, Malmo, Copenhagen, Braga, Panathinaikos, PAOK, Young Boys apo Anderlecht, të cilët ndodhen në anën e skuadrave të favorizuara në short.

Në vend të tyre, skuadra kosovare do të përballej me ekipe më të kalueshme si Sigma Olomouc, Lincoln / Noah, Samsunspor, apo edhe RFS/Kups, që kanë koeficient shumë më të ulët dhe nuk janë në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.

Ky pozicion i favorshëm në short është një mundësi historike për Dritën që, në rast të kalimit të FCSB-së, të ketë një rrugë më të lehtë drejt fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë ndaj FCSB-së luhet në Rumani, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet në Kosovë, ku Drita do të ketë përkrahjen e zjarrtë të tifozëve të saj.

Kualifikimi do të ishte jo vetëm një sukses për klubin, por edhe një moment historik për futbollin kosovar në arenën evropiane.

Kujtojmë që vetëm nëse arrin të eliminojë Steauan e Bukureshtit do të jetë një sukses për Dritën, pasi gjilanasit automatikisht do të siguronin grupet e Ligës së Konferencës dhe pastaj në Play-Off do të kërkonin të futeshin në grupet e Ligës së Evropës.

Related Articles