Avokati, Skender Musa ka paralajmëruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të shoqërohet me Polici për të dhënë dëshmi për rastin e Rezervave shtetërore.
Musa thotë se sipas aktakuzës, Kurti është i thirrur si dëshmitar në këtë rast, dhe në qoftë se refuzon të japë dëshminë e tij, rrjedhimisht ai mund të obligohet të paraqitet në Gjykatë.
Po ashtu, avokati shton se nëse Kurti sërish refuzon të paraqitet në Gjykatë, atij mund t’i caktohet paraburgimi deri në gjashtë muaj.
“Gjykata është e obliguar ta thërras [Kurtin], nëse nuk paraqitet në Gjykatë do të shoqërohet, nëse nuk ka rezultat me anë të shoqërimit dhe refuzon dëshminë mund të caktohet paraburgim deri në gjashtë muaj, dhe në këtë drejtim besoj fuqishëm, dhe dua të besoj që vendi ynë ka mundësi me e obligu edhe kryeministrin, dhe të japë shembull që edhe me shoqëru me policë, edhe nëse është kryeministër”, u shpreh Musa në Rubikon.
