Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka delaruar se nëse partia e tij fiton në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë deklaratë Gashi e thënë në emisionin DPT Te Fidani në Klan Kosova, ku ka theksuar se nëse LDK-ja i humbet zgjedhjet, atëherë vendosin organet e partisë se çfarë hapash do të marrin.
“Mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vie në pushtet përmes fitores. Është parti që duhet të vie në pushtet përmes fitores”, tha Gashi.
Tutje ai ka deklaruar se “nuk ka vullnet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të bëhet një koalicion duke mos qenë i pari”. /Gazeta Enigma/