“Nëse në janar s’ka ndërhyrje nga Qeveria, do të mbesim në terr”

“Nëse në janar s’ka ndërhyrje nga Qeveria, do të mbesim në terr”

Analisti Ilir Ibrahimi në një deklaratë për media është shprehur se çështje energjetike është një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Ibrahimit ka pasur rreth 160 milionë euro import të energjisë elektrike, vetëm deri në fund të tetorit. “Nëse mund të thuhet që ka pasur një nga dështimet më të mëdha të kësaj Qeveria, ka qenë çështja energjetike.Tani kur jemi në fund të vitit, ka pasur rreth 160 milionë euro import të energjisë elektrike, vetëm deri në fund të tetorit”, tha ai në “Rubikon”.

“Sektori energjetik ka një mungesë prej rreth 100 milionë euro, pra është minus dhe nëse nuk ka një subvencionim emergjent nga Qeveria, duke filluar nga janari ne nuk do të kemi mundësi të importojmë më, sepse sektori nuk ka fonde. Atëherë alternative e vetme mbetet shkyçja”, deklaroi ai.

Ibrahimi u shpreh se nëse në janar nuk ka ndërhyrje emergjente nga Qeveria, atëherë sipas tij, vendi do të mbetet në terr.

“Nëse nuk intervenon Qeveria dhe ajo e di këtë, janë bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj Qeverisë, sepse është para një krize, para një kolapsi. Pra, në janar nëse nuk ka një ndërhyrje emergjente nga Qeveria ne do të mbesim në terr”, tha ai.

Related Articles