“Nëse secili nga politika s’e sheh fitoren e krerëve të UÇK-së si fitore të Kosovës, kjo shoqëri ka probleme”

“Nëse secili nga politika s’e sheh fitoren e krerëve të UÇK-së si fitore të Kosovës, kjo shoqëri ka probleme”

Analisti politik, Avni Arifi, në një deklaratë për media ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë janë në fatin e vet, pasi tha se shteti i Kosovës s’ka bë kurrgjë për ta, raporton Gazeta “Enigma”.

Arifi tha se nëse pyetet Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka qenë në qeveri, se çfarë po bëjnë, sipas tij, ata i kanë argumentet se “s’e kemi votuar” dhe “kemi dhënë kaq para”.

“Nëse e krahason me Kroacinë, Kroacia i ka dhanë aq sa me valutë të sotme ndoshta e mbërrin 100 milionëshin sepse ka qenë qëllimi të nxirren të pafajshëm. Komplet mekanizmi, pozitë dhe opozitë kanë qenë në funksion”.

“Komandantët e UÇK-së janë në fatin e vet, shteti i Kosovës s’ka bë kurrgjë për ta. Nuk mjaftojnë paratë. Rivali politik më i madh i Thaçit, nëse nuk e ka parë fitoren e tij atje si fitore të vete dhe të Kosovës, ne kemi problem kombëtar”, tha ai në “Rubikon”.

Tutje, ai u shpreh se e kupton rivalitetin e madh që e kanë pasur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ish-presidentin Hashim Thaçi, por sipas tij, fitorja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të shihet si fitore e Kosovës.

“Unë e kuptoj rivalitetin e madh, por nëse nuk e sheh çdo njeri i politikës fitoren e komandantëve të UÇK-së si fitore të Kosovës, kjo shoqëri ka problem”.

Related Articles