Nëse ShBA sulmon, Irani thotë se do të sulmojë bazat amerikane në rajon

Nëse ShBA sulmon, Irani thotë se do të sulmojë bazat amerikane në rajon

Irani do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohet nga forcat amerikane që janë grumbulluar në rajon, tha të shtunën ministri i jashtëm i Iranit, duke këmbëngulur se kjo nuk duhet parë si një sulm ndaj vendeve që i strehojnë ato.

Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi foli për televizionin katarian Al Jazeera një ditë pasi Teherani dhe Uashingtoni u zotuan të vazhdojnë bisedimet indirekte bërthamore pas asaj që të dyja palët e përshkruan si diskutime pozitive të premten në Oman, raporton Reuters,

Ndërsa Araqchi tha se ende nuk është caktuar një datë për raundin e ardhshëm të negociatave, Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se ato mund të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme. “Ne dhe Uashingtoni besojmë se duhet të mbahet së shpejti”, tha Araqchi.

Related Articles