Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave.
Nëpërmjet një njoftimi publik, bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë përfshirë në një rast ‘Vjedhje e rëndë’ më 8 gusht të këtij viti në Fushë Kosovë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e rëndë që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.