Nesër do të nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

Nesër do të nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

Nesër (16.08.2021), do të nis faza e tretë e dezinfekstimit hapësinor në komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Gjilanit ku në bazë të kontratës me operatorin ekonomik dhe vlerësimit të komisionit komunal në koordinim edhe me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të filloj dezinsektimi hapësinor.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e tretë e dezinsektimit të nis ditën e nesërme në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë kështu për pesë ditë me radhë.

Apelohet te të gjithë qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00, që të mos ketë ndonjë dëmtim eventual.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra. Njëkohësisht janë duke u bërë përgatitjet edhe për dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve edukative, për të krijuar ambient të përshtatshëm për fillimin e mbarë të mësimit, për të mos lënë hapësirë të shpërndarjes së infeksionit ngë institucionet arsimore.

Related Articles