Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin në prag të nisjes së negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë se propozimet nga Sali Berisha dhe grupimi i tij nuk do të pranohen.
Sipas Ballës, Partia Socialiste e ka shprehur që në fillim dëshirën e saj për të zgjedhur një president të të gjithë shqiptarëve.
“Kush propozohet nga Sali Berisha nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do kemi takime me dy grupet parlamentare”.
Tutje ai ka thë se “shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes tonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimi ishte emri i Sali Berishës”.
“Dhe për Presidentin është e njëjta gjë. Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij. Unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën. Partia Socialiste ka qenë i qartë në një dëshirë tonën për të zgjedhur një President për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Balla.
“Presidenti i ri të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ne kemi përcaktuar ku synojmë, kush janë fushat ku mund të vijë personi, zotëria ose zonja që përmbush pritshmëritë”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/