Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Prela në Klinë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri të cilat dyshohet se u shkrepën nga Tush Frrokaj, mbeti i vrarë Anton Prela, 47-vjeçar.
I ndjeri nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe u dërgua pa shenja jete në spital.
Familjarët e të ndjerit tashmë kanë dhënë edhe njoftimin mortor, teksa kanë bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër [9 gusht], në orën 13:00 në varrezat e fshatit Budisalc.
Në bazë të informacioneve të para, Frrokaj ishte dhëndri i të ndjerit Prela dhe motivi që çoi në vrasjen e tij dyshohet se lidhet me disa konflikte familjare.
Një gjë e tillë pritet të konfirmohet gjatë hetimeve nga organet e rendit, me ç’rast do të zbardhen në plotni të gjitha rrethanat e rastit.
Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të Frrokaj.